Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tatuazhi i Demi Lovato-s ka një kuptim shumë domethënës

schedule14:29 - 12 Shkurt, 2020

schedule 14:29 - 12 Shkurt, 2020

“Kohët e fundit, u zhduka pak nga rrjetet sociale për t’u përgatitur për perfomancën time në Grammy Awards dhe Super Bowl, por teksa isha larg internetit, bëra këtë tatuazh,” shkroi Demi Lovato në Instagram.

Ajo thekson se nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte, thjesht “i tregoi historinë e saj” artistit të tatuazheve, Alessandro Capozzi. “Nuk e kisha idenë se çfarë do të bëja, i tregova për jetën time dhe si ndihesha në atë moment dhe krijuam këtë kombinim,” shton ajo duke iu referuar mbidozës.

Tatuazhi i veçantë i Lovato-s është një engjëll i duke rënë, i dorëzuar. Tre pëllumba – simbol i Trinisë së Shenjtë (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) – e harkuar sipër, teksa drita e brendshme shfaqet në kraharorin e saj. Krahët e engjëllit janë të zinj dhe duken sikur po shpërbëhen, për të përfaqësuar daljen nga errësira./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!