Akuza të shumta tek Erzeni. Stavri Nica u largua nga drejtimi i ekipit dhe një ditë më parë nuk i kurseu drejtuesit dhe futbollistët shijakas. Sot ka ardhur edhe reagimi i administratorit Altin Keçi, i cili e konsideron të paaftë trajnerin durrsak.
“Habitem se si e merr kurajën Stavri Nica që ta justifikojë në këtë mënyrë punën e tij të dobët. Në katër ndeshje nuk mori asnjë pikë dhe vendimin për t’u larguar gjithsesi e mori vetë. Duke parë se nuk kishte asnjë shans për ta përmirësuar situatën, ai nuk priti të bëhej analiza e humbjes me Egnatian. Nuk përjashtohej mundësia të merrej një vendim për të”.
E turpshme, mesfushori i Erzenit tall Stavri Nicën në rrjetet sociale
“Ai humbi çdo kontakt me ne, duke mos hapur as telefonin. Ajo që më shqetëson nuk është ikja e tij, por balta që hedh padrejtësisht mbi drejtuesit e Erzenit. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjë nga trajnerët që ka stërvitur ekipin, por e bëri ky që pati rezultatet më të dobëta”, shton Keçi për “Panorama Sport”.
“Si mundet që të shpifë ndaj drejtuesve, kur është pritur si asnjë trajner tjetër?! Kjo u bë për të respektuar karrierën që ka, por fatkeqësisht nuk rezultoi kështu për shkak të paaftësisë që shfaqi në stolin e Erzenit”, deklaron Keçi. /abcnews.al
Shpërthimi i Nicës: Pazare pa fund, injoranca më e fortë se profesionisti