Chrissy Teigen i kërkon falje publikisht Beyonces

schedule08:30 - 12 Shkurt, 2020

schedule 08:30 - 12 Shkurt, 2020

Ka diçka tek Beyonce që i bën të gjithë njerëzit e tjerë ta humbasin kur janë para saj. Këtu, përfshimë edhe VIP-at, siç është përshembull Chrissy Teigen. Aq shumë u mrekullua Chrissy kur e pa, sa nuk mundi as ta përshëndeste.

Chrissy dhe John ishin pjesë e festës super sekrete të Oscar-it, organizuar nga Beyonce, por kjo ftesë vetëm sa ja shtoi emocionet modeles.

 

Kështu, Teigen i kërkon ndjesë këngëtares para 28.1 milion ndjekësve të saj dhe gjithë botës. Në fund të ditës po flasim për Beyonce-n, që nuk është fare lehtësisht e injorueshme.

“Beyonce nëse ndodh që ti ta lexosh këtë, duhet të dish që t’i ngula sytë, por nuk munda të të flas sepse isha aq nervoze sa do thoja ndonjë budallallëk. Duhet të dish që të duam shumë!”- shkruan Chrissy.

Teigen, përmes këtij postimi e bëri të dukej sikur ishte hera e parë që shihte Beyonce-n, por në fakt jo. Ato të dyja janë takuar më parë në ndarjen e çmimeve Grammy në 2018-ën.

Madje, asokohe tha për të gjithë kureshtarët se”asgjë s’krahasohet me ndjesinë që ke kur sheh Beyonce-n live. Aura e saj është spektakolare!”/abcnews.al