Skuadra e Arsenalit duket se ka një preferencë kur vjen puna te transferimi i lojtarëve gjatë merkatove. Në verë, drejtuesit londinezë hapën “thesin” për transferimin e Nicolas Pepe, i cili i kushtoi plot 72 milion sterlina “Topçinjve”.
Kjo shumë faraonike, shkoi në arkat e klubit francez, Lille. Nuk është hera e parë që Arsenali investon shuma të mëdha për transferimet e lojtarëve nga Ligue 1. Për Alexandre Lacazette, “Topçinjtë” paguan plot 52 milion sterlina, shumë që bindi skuadrën e Lyon. Në verën e vitit 2018, Arsenali mori nga Franca edhe shërbimet e talentit Matteo Guendouzi, për vetë katër milion euro.
Një tjetër lojtar aktual i “Topçinjve” që ka luajtur më parë në Ligue 1, është dhe Aubameyang, i cili shpërtheu me St. Etienne. Në verën e ardshme, në Londër do të zbarkojë dhe mbrojtësi i talentuar 18 vjeçar, William Saliba, gjithashtu nga ekipi i St. Etienne. Strategjia e “Topçinjve” në merkato, nuk është më një mister…/abcnews.al


