Erzeni nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur pasardhësin e Stavri Nicës në stol. Klubi që garon në Kategorinë e Parë ka arritur akordin dhe ka prezantuar Dorian Bubeqin. Kavajasi e ka drejtuar edhe gjatë sezonit 2016-2017 Erzenin.
Ky i fundit drejtoi Korabin për gati dy vite, por u largua nga drejtimi i skuadrës dibrane disa ditë më parë. Rastësia sjell që 41-vjeçari të debutojë në pankinën e skuadrës së re pikërisht ndaj Korabit.
Përballja e javës së ardhshme në grupin A të Kategorisë së Parë rezervon duelin Korabi-Erzeni dhe Bubeqi do të rikthehet në Dibër, kësaj radhe si kundërshtar. /abcnews.al