Bagdadi mbulohet nga bora për herë të parë pas shumë vitesh

schedule12:28 - 11 Shkurt, 2020

schedule 12:28 - 11 Shkurt, 2020

Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdadit u zgjuan të befasuar, pasi reshjet e borës mbuluan qyetetin e tyre.

Shumë qytetarë filluan të bënin fotografi dhe të shijojnë reshjet e borës, pasi është hera e dytë qe vendi mbulohet nga bardhësia  brenda disa vitesh.

Hera e fundit që ka rënë borë në Bagdad është në vitin 2008, por bora ishte e paktë dhe u shkri shumë shpejt.

Fëmijët e e vegjël irakianë ishin mjaft të emocianuar, pasi thanë se ishte hera e parë  që kishin parë borën të binte në Bagdad. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!