Leonardo dhe Thomas Tuchel nuk kanë arritur në asnjë moment të krijojnë një raport të mirë midis tyre. Drejtori sportiv dëshiron një tjetër trajner te PSG dhe ka nisur të zbatojë planin që ka në mendje.
Dy sfidat e Champions League ndaj Borussia Dortmund janë jetike për të ardhmen e Tuchel. Eliminimi i mundshëm do të sillte shkarkimin e gjermanit nga stoli i kampionëve të Francës. Breaking Foot raporton se i preferuari i Leonardos është Max Allegri.
Braziliani ka nisur kontaktet me ish-trajnerin e Juventusit dhe i ka propozuar mundësinë për t’u ulur në pankinën e PSG. Trajneri livornez i dha fund aventurës 5-vjeçare me Juventusin në fund të sezonit të kaluar dhe mund të riniset nga Franca. /abcnews.al