Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekipet surprizë të këtij sezoni, mes tyre Lazio dhe Sheffield United

schedule17:18 - 10 Shkurt, 2020

schedule 17:18 - 10 Shkurt, 2020

Lazio renditet e treta në Serie A, me vetëm një pikë më pak se Juventusi dhe Interi. Lacialët nuk kanë humbur një ndeshje që nga muaji shtator dhe duken të pandalshëm. Ciro Immobile është golashënuesi më i mirë në Serie A, me plot 25 gola.

Getafe i ka befasuar të gjithë në La Liga dhe renditet e treta në La Liga. Ekipi surprizë ka 3 pikë më shumë se Atletico në vend të katërt dhe vetëm dy ekipet legjendare, Barcelona dhe Real Madrid, renditen para tyre.

Sheffield United është surpriza e bukur e Premier League. Të besuarit e Chris Wilder u ngjitën këtë sezon në Premier, por kanë luajtur pa frikë dhe kanë marrë rezultate shumë të mira. Aktualisht, “Shpatat” renditen në vend të pestë në kampionatin më të fortë në botë, me vetëm 2 pikë larg Chelsea, që mban pozitën e fundit të Champions League.

Në Turqi, nuk është më dominimi Besiktas-Fenerbahce-Galatasaray. Tre ekipet më të mëdha turke po vuajnë dhe në krye, qëndron surpriza Sivasspor. Edhe pse në javët e fundit nuk kanë marrë rezultatet e duhura. Sivasspor vazhdon të udhëheqë kampionatin turk të futbollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!