Partitë shqiptare kanë arritur të zotërojnë shumicën e votave në zgjedhjet lokale në Ulqin të Malit të Zi. Sipas të dhënave zyrtare, forcat politike që drejtohen nga liderë shqiptarë kanë marrë 19 këshilltarë nga 33 që janë gjithsej. Ndërsa partitë e Malit të Zi kanë arritur të fitojnë terren ndaj rivalëve shqiptarë duke siguruar 14 vende në këshillin komunal të Ulqinit. Pjesëmarrja ishte 62.75%. Pavarësisht se zotërojnë shumicën, shqiptarët janë të përçarë dhe ende nuk dihet se cila forcë politike do të zgjedhë kryetarin e komunës. Në zgjedhjet e të dielës në Ulqin garuan 8 parti dhe 2 koalicione. Forcat politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore. Në votime nuk është regjistruar ndonjë incident apo parregullsi./abcnews.al