Meta me dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë: Vëmendje programeve për kujdesin e fëmijëve

schedule11:38 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:38 - 9 Shkurt, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley dhe Drejtoren Ekzekutive të UNICEF, Henrietta H. Fiore.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një foto me dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë, me të cilët, thekson se ka diskutuar për programe për kujdesin e fëmijëve.

“Kënaqësi të takoja David Beasley, Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe Henrietta H. Fiore, Drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it, dhe të diskutonim për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!