Jemi në kohën ku futboll luhet më shumë në rrjetet sociale, që janë kthyer në një mënyrë për të shprehur gjithë mllefin. Nuk bëjnë përjashtim as futbollistët, të cilët dhurojnë më së shumti “show” aty se në fushën e blertë. Kur të lë takati, goja dhe tastiera telefonit të mbeten.
Së fundmi, nga ekipi i Erzenit është larguar trajneri Stavri Nica. Durrsaku ka dalë i mposhtur në tre ndeshjet e tij të para në krye të shijakasve dhe ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është raportuar në media, sikurse edhe në rrjetet sociale.
LEXO EDHE: Futbollisti i Erzenit tallet keq me arbitrin Alla, ky postim është epik
Ka ndodhur kështu edhe në një faqen në “Instagram”, që ndiqet nga shumë futbollistë, të cilët nuk kanë ngurruar edhe të komentojnë. Gjithsesi skenën e ka marrë Xhynejt Çutra, lojtar i Erzenit. Mllefin e tij për aktivizimin e paktë nga Nica ai e ka shprehur hapur.
“Tani i del pensioni, mirë që ndenji 1 muaj në Shijak. Bay Bay gjyshi”, shkruan fillimisht mesfushori 31-vjeçari, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe nga lojtarë të tjerë të Kategorisë së Parë. Çutra nuk ndalet me kaq, teksa kur e pyesin se ku ndodhet “ai azili”, përgjigjet: “Sa ta sistemojmë dhe të them, pa merak”. /abcnews.al