Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotikë, ndërsa ka vënë në pranga 20 persona.
Rrjeti i trafikimit ishte i organizuar në shpërndarjen e kokainës, heroinës, amfetaminës në sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Asti dhe gjithashtu përpara disa institucioneve arsimore, madje edhe një shkollë të mesme.
Të arrestuarit ishin tunizianë, shqiptarë, nigerianë dhe italianë. Ndërkohë, 50 persona janë hetuar gjatë operacionit, i cili u quajt “Riki Cod”.
Komisarja Alessandra Faranda Cordella tha se hetimet zgjatën një vit. 30 mijë furnizime droge janë gjurmuar , ndërsa janë bërë 12 mijë orë përgjime.
Sheshet kryesore tregtare ishin midis zonave të Corso Cavallotti, Piazza del Palio, stacioni hekurudhor, Via Atleti Azzurri, selia e përgjithshme e grupeve që merreshin me drogwn. Në mesin e konsumatorëve kishte edhe të mitur./abcnews.al