Bernd Leno ka lëshuar akuza të forta ndaj Unai Emery, ish-trajnerit të Arsenalit. Spanjolli nuk ia doli të krijonte një ekip që luan bukur dhe arrin rezultate, teksa u shkarkua nga posti i trajnerit në fundin e nëntorit të kaluar.
Portieri i “Topçinjve” tregon për AS problemet e mëdha që kishte skuadra në epokën e Unai Emery dhe vlerëson trajnerin e ri, Mikel Arteta.
“Arteta ka pasur një ndikim të madh në skuadër brenda një kohe shumë të shkurtër. Kjo gjë dallohet nga intensiteti me të cilin po luajmë. Me Emery kishte shumë konfuzion, ç’rregullsi, çdokush bënte gjërat e tij, nuk ishim një skuadër e vërtetë, si në fushë edhe në dhomat e zhveshjes“, deklaron portieri gjerman. /abcnews.al