Marseille ka mposhtur me rezultatin minimal ekipin e Toulouse, sfidë e vlefshme për javën e 24-ët të Ligue 1. Ka mjaftuar një gol nga Dimitri Payet në pjesën e dytë që marsejezët të triumfojnë.
Fantazisti francez merr një pasim të shkurtër në hyrje të zonës. Avancimi i tij nga e majta i fitoi pak hapësirë dhe Payet nuk u mendua dy herë, duke lëshuar një silurë me të djathtën dhe duke shtangur portierin mik.
Ky gol mjaftoi që Marseille të marrë tre pikët dhe të ngjitet në kuotën e 49 të tillave, duke blinduar vendin e dytë në Ligue 1./abcnews.al
Ligue 1, java 24
Marseille – Toulouse 1-0
Payet 51′
#OMTFC 1-0 Payet pic.twitter.com/khKp2hhssK
— Axel (@Axel_OM_) February 8, 2020