Nis festivali i golava në ndeshjen Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund. Kevin Volland kaloi “Aspirinat” në avantazh. Aksion perfekt i ekipit vendas në minutën e 20-të. Pasime të sakta të Leverkusen, sulmuesi shmang me trup mbrojtësin Akanji dhe mposht Burkin me një goditje të fortë.
Verdhezinjtë reaguan menjëherë. Matts Hummels, sot në rolin e kapitenit pas dëmtimit të radhës së Marco Reus, realizoi me kokë pas një krosimi të Jadon Sancho nga këndorja në minutën e 22-të dhe riktheu baraspeshën. /abcnews.al