Paraqitjet pozitive dhe golat e shumtë që ka shënuar këtë sezon e kanë kthyer Lautaro Martinez në një objektiv të disa klubeve europiane. Barcelona dhe Manchester City e monitorojnë prej kohësh situatën e tij, ndërsa një klub tjetër ka nisur kontaktet e para me Interin.
The Sun raporton se Chelsea dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit argjentinas, i cili këtë sezon ka shënuar 16 gola mes kampionatit dhe Champions League. “Blutë e Londrës” janë gati t’i propozojnë zikaltërve një shkëmbim.
Emri i lojtarit të ekipit londinez nuk bëhet i ditur, por Chelsea do të tentojë çdo mënyrë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Lautaro është i preferuari i trajnerit Lampard dhe bisedimet kanë nisur. /abcnews.al