E la me një mesazh, zbulohet teksti që i dha fund martesës 12 ditore të Pamela Anderson

schedule13:10 - 8 Shkurt, 2020

schedule 13:10 - 8 Shkurt, 2020

Martesa 12 ditore mes Pamela Anderson dhe producentit Jon Peters ka përfunduar me anë të një mesazhi. Sipas DailyMail 52-vjeçarja dhe 74-vjeçari raportohet të kenë qëndruar bashkë si të martuar vetëm 5 ditë, përpara se të ishte Jon ai që do t’i jepte fund gjithçkaje me anë të një mesazhi.

E gjitha ka ndodhur në vetëm pak ditë dhe shkak është bërë një mesazh që ka marrë në telefonin e saj nga producenti, 5 ditë pas martesës dhe pak para se të kthehej në Kanada.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjehstë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, shkruhet në mesazh. Ndër të tjera mësohet se producenti i ka kërkuar Anderson që ata të vijojnë jetën në rrugë të ndara e drejtime të ndryshme sepse sipas tij kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se se martesa mes çiftit nuk ka qenë e ligjshme.

“Megjithëse ata e njohin njëri-tjetrin prej më shumë se 30 vitesh, ata kurrë nuk kishin jetuar bashkë. Duke jetuar me dikë, e njeh vërtet dhe Pamela është romantike por gjithashtu shumë e pavarur”, shprehet një burim pranë tyre.

Ndonëse marrëdhënia e tyre ka përfunduar dyshja ka pranuar të mbesin miq pas ndarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!