“Dialog me Serbinë”, Kurti: Grenell i ka dhënë energji të re procesit

schedule09:55 - 8 Shkurt, 2020

schedule 09:55 - 8 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka  folur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

Kurti në intervistën e tij theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, janë të pazëvendësueshme për Kosovën.

Më tej Kurti u shpreh se ambasadori Richard Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut. Ndërsa theksoi se e mirëpret angazhimin amerikan sa i përket raporteve me Serbinë.

Kurti: Kemi shprehje të interesit në disa fusha për marrëveshje siç është ajo e fluturimeve dhe e hekurudhës. Tash, unë, në parim, do të udhëhiqem prej Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj, në njërën anë, dhe prej parimit të reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, në anën tjetër. Besoj se angazhimi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Berlin, i ka dhënë energji të re procesit. Besoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që të dyja janë të pazëvendësueshme për Kosovën nëpër të gjitha proceset, në të cilat ne kalojmë – përfshirë këtu edhe atë të bisedimeve me Serbinë – jam optimist që rolet e tyre mund të jenë edhe përplotësuese edhe atëherë kur nuk janë të njëjta. Në këtë kuptim,padyshim që ne e mirëpresim angazhimin amerikan në raportet tona me Serbinë. Grenell i ka dhënë energji të re procesit të dialogut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!