Tragjike në Torino. Tre motra, kanë vrarë veten njëra pas tjetrës, brenda një dite, për shkak të gjendjes së rënde financiare.
Ngjarja ndodhi në zonën e Carmagnolas, në familjen Ferrero, ku Piera 68 vjeç, Valeria 67, dhe Gabriella 54 vjeç u gjetën të pajeta nga policia.
Ato ishin katandisur në mjerim, pasi siç shkruanin në një letër të lënë për të vëllanë para se të ndërmerrnin aktin ekstrem, e akuzojnë për grabitje të pasurisë së trashëguar nga prindërit.
Në letra thuhet se, faji ishte i tre avokatëve, të cilët kanë punuar vetëm në favor të vëllait, në çështjen e trashëgimisë së tejzgjatur me seanca gjyqësore prej vitesh.
Konflikti në familjen Ferrero siç raportojnë mediat italiane ka nisur që në vitin 1994.
Në përfundim të gjyqit, e drejta për benefitet e trashëgimisë nga Gjyqtarët e Kasacionit iu dha vëllait.
Pas kësaj gratë humbën gjithçka dhe në këtë moment ikën edhe vetë nga kjo jetë./abcnews.al


