VIDEO | Tre gola për 10 minuta: Smalling harron të largojë topin, një “silurë” përmbys gjithçka

schedule21:14 - 7 Shkurt, 2020

schedule 21:14 - 7 Shkurt, 2020

Tre gola të shpejtë në “Olimpico”. Bologna zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të dhe kaloi në avantazh. Riccardo Orsolini është autori i golit në minutën e 16-të pas një pasi të marrë nga Barrow. Mbrojtësi Smalling heziton të largojë topin dhe 23-vjeçari italian mposhti Pau Lopez.

Goli i shtatë në kampionat për Orsolinin, teksa vendasit gjetën barazimin gjashtë minuta më vonë. Sërish gafë, kësaj radhe e ekipit mik. Holandezi Denswil devijoi topin në portën e tij dhe nderoi Romën e Fonsecës.

Ekipi i Mihajlovic u rikthye në avantazh në minutën e 26-të. Barrow lëshoi një goditje të bukur, por pati edhe fatin me vete. Gjuajtja e sulmuesit nga Gambia u devijua nga një mbrojtës i Romës dhe përfundoi në trekëndësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!