Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç këtë të pemte është shprehur se nuk pret asgjë nga qeveria e re në Prishtinë.
Shefja e qeverisë serbe shpreson që qeveria e Kurtit të heqë taksën 100 % për një të ardhme më të mirë të rajonit.
“S’kam pritshmëri nga Prishtina, por jam optimiste që njerëzit që drejtojnë institucionet në Prishtinë do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është të shkojmë drejt të ardhmes dhe se mënyra e vetme për një gjë të tillë është bashkëpunimi”, është shprehur ajo.
Brnabiç e ka cilësuar taksën e vendosur nga Kosova ndaj marrave serbe si një mentalitetit të shek. XVII, ku ka theksuar se janë të gatshëm të kthehen në bisedime sapo një vendim i tillë të hiqet.
“Akti i vendosjes së taksës për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën i përket shekullit XVII, XVIII, sigurisht jo shekullit XXI. Shpresojmë që politikanët në Prishtinë ta kuptojnë këtë, dhe ne jemi të gatshëm të kthehemi në dialog sapo të hiqet taksa”, tha kryeministrja e Serbisë.
Gjithashtu ajo ka theksuar se heqja e taksës është një proces që po kërkohet edhe nga ndërkombëtarët nga SHBA dhe nga BE. /abcnews.al