Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord i ri, rritet temperatura në Antarktidë

schedule17:50 - 7 Shkurt, 2020

schedule 17:50 - 7 Shkurt, 2020

Ndryshimet drastike të motit të kohëve të fundit kanë sjellë rritje të temperaturave në Antarktidë. Mediat e huaja raportojnë se janë regjistruar temperatura e lartë prej 18.3 gradë celsius, duke thyer një tjetër rekord.

Rekordi i fundit u shënua në mars të 2015, kur u regjistrua temperature 17.5 gradë celsius. Ndërkohë një shkencëtar i klimës në Universitetin Victoria të Uellingtonit, Prof James Renëick, i cili ka verifikuar regjistrimet e mëparshme në Antarktidë, tha se kjo temperaturë është shumë domethënëse.

“Leximi është mbresëlënës pasi janë vetëm pesë vjet nga vendosja e rekordit të mëparshëm dhe kjo është pothuajse një shkallë më e lartë se një gradë. Është një shenjë e ngrohjes që po ndodh shumë më shpejt se mesatarja globale”.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike sqaron se Gadishulli i Antarktidës është një nga vendet që ngrohet më shpejt në tokë, me gati 3 grade gjatë 50 viteve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!