Kënga e tij amaneti i fundit i Nexhmije Pagarushës, mesazhi prekës i muzikantit

schedule17:26 - 7 Shkurt, 2020

schedule 17:26 - 7 Shkurt, 2020

“Atë natë më lëshoni CD Lugina e Dashurisë të Ilir Shaqirit”, ky ishte amaneti i Mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Këtë dëshirë, këngëtarja e madhe e kishte shkruar në vitin 2003. Ndërkohë, muzikanti Ilir Shaqiri ka shprehur hidhërimin për humbjen e Pagarushës përmes një statusi në rrjetet sociale.

7 maj, 1933 – 7 shkurt, 2020.

Pushoi së rrahuri zemra e zërit më dritëplotë që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Zëri, që ia nxori madhështinë malit e bukurinë fushës, që nga gjurmët e para në mrizet e Pagarushës. Zëri, që gjethoi në mënyrën më moderne folklorin tonë burimor, duke bulbëruar lule me aromë të përjetshme për zemrat shqiptare!

Lamtumirë, DADË!”, shkruan Shaqiri.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetën mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare.

/abcnews.al