“Sanremo foli shqip”, Alketa Vejsiu: Jam e prekur nga dashuria e shqiptarëve

schedule14:45 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:45 - 7 Shkurt, 2020

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka mahnitur të gjithë me pjesamrrjen e saj në prezantimin e Sanremos përkrah Amadeus.

Mbrëmjen e së enjtes Alketa ka shkëlqyer në një spektakël ku u fol edhe shqip.

“Sanremo dje foli shqip dhe kjo ishte lumturia ime më e madhe! Faleminderit të gjithëve! Zoti ju bekoftë,” ka thënë moderatorja.

Prezantuesja shqiptare u ngjit në të njëjtën skenë së bashku me Georgina Rodriguez, duke marrë duatrokitje dhe komente dashamirëse nga të gjithë.

“Jam e prekur nga dashuria e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Vendi që më bëri kjo që jam! Shqiponjave ju pëlqen të fluturojnë lart! Vij nga toka e shqiponjave!” shkruan ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!