SHBA vret liderin e Al-Kaedas në Jemen

schedule14:34 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:34 - 7 Shkurt, 2020

Gjatë operacionit kundër terrorizmit, në Jemen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi. Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se SHBA-ja me urdhër të presidentit Donald Trump, zhvilloi një operacion kundër terrorizmit, në Jemen, ku u vra themeluesi dhe lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

Ndër të tjera mediat e huaja raportojnë se organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimit në Gadishullin Arabik ka kryer sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve, në Jemen. Gjithashtu, kjo organizatë ka kryer edhe shumë sulme kundër SHBA-së.

Ndër të tjera në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se vrasja e Al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eliminimin e këtyre organizatave që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!