Koronavirusi është kthyer në një alarm për të gjithë për shkak të përhapjes me shpejtësi të tij. Australi duket se ka vendosur që për të prekurit me koronavirus të përdorë një kamp minierash.
Kryeministri Scott Morrison, ka theksuar se kampi i minierave është i vendosur në Darvin, kryeqytetin e Territorit Verior të Australisë do të përdoret për të vendosur në karantinë pacientët që dyshohet se kanë koronavirusin Wuhan.
Aktualisht pacientët e dyshuar me koronavirus ndodhen një kamp në zonën e njohur si ishulli i Krishtlindjes, e cila është e njohur për ndalimin të imigracionit në det të hapur.
Gjithashtu kryeministri ka bërë me dije se zona atje nuk i përshtatet qëllimeve për shkak të pamundësisë për ndarjen siç duhet të njerëzve në objekt.
Ndërkohë deri më tani 618 kanë humbur jetën nga koronavirusi në provincën Wubei të Kinës, ndërsa numri total i të infektuarve arriti në 22 112 persona./abcnews.al