Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, ka kujtuar dhe një herë momentin kur takoi për herë të parë Cristiano Ronaldon. Felix e ka takuar yllin e Juventusit para një ndeshjeje me kombëtaren portugeze.
“Isha mësuar që ta shikoja atë në televizor. Kur e takova për herë të parë ai më është dukur sikur ishte tre metra i gjatë. Ishte si një ëndërr për mua ta takoja dhe më pas të luaja krahë tij, pasi gjithmonë ka qenë idhulli im,” tregon Joao për “Eleven Sports”.
20-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Simeones. Portugezi numëron 1272 minuta lojë në La Liga këtë sezon, ku e ka gjetur rrugën e herës dy herë. /abcnews.al