Shkon në 618 numri i të vdekurve me koronavirus në provincën Wubei të Kinës, ndërsa numri total i të infektuarve arriti në 22 112 persona, bënë të ditur autoritetet në Wubei. Ndërkohë autoritetet shëndetësore shtojnë se 15 800 persona janë ende në spital dhe 841 prej tyre janë në gjëndje të rëndë.
Në Japoni, 41 pasagjerë në një anije lundrimi ndalur në portin e Yokohama janë diagnostikuar me virusin, raporton “Associated Press”. Njëzet persona me virus tashmë janë larguar nga anija, ku 3.700 pasagjerë po futen ne karantine.
Në të gjithë Kinën numërohen 28 mijë të infektuarm ndërsa tre qytete me gjithsej 60 milionë banorë mbeten në karantinë
Raste të të infektuarve me koronavirusin e ri janë raportuar dhe jashtë territorit të Kinës, në 25 shtete, duke shkaktuar 250 persona të infektuar dhe dy të vdekur. Mijëra persona janë prej ditësh në karantinë në dy anije krocere në Hong Kong dhe në Japoni pasi u konfirmua se kishte paragjerë të infektuar me virus.