Ditën e sotme në “Abc e mëngjesit” u trajtua një histori suksesi që vjen nga një i ri shqiptar nga Tropoja i cili ka jetuar në Greqi pasi familja e tij është vendosur në atë vend për një jetë më të mirë. Aktivisti, Aureliano Ulndreaj ka folur për historinë e tij ku edhe u zgjodh komisioner i BE, duke u shprehur se nuk e priste që të kishte një rezultat të tillë pas prezantimit të projektit.
“Ishte një konkurs i organizuar nga BE, në veçanti nga Komisioni për Tregun e Brendshëm dhe Inovacionin që zhvillohet çdo vit dhe i drejtohet rinisë. Vendosa që të marr pjesë edhe pse nuk isha i bindur se do të kisha këtë sukses. Ishin katër fitues. Isha i vetmi që isha nga një vend jo anëtar i BE. Ishin disa ide se si mund të përmirësohet projekti i inovacionit. Unë isha komisioner i inovacionit, qëllimi i projektit ishin reduktimi i taksave për produktet që vivin nga kompanitë e reja që sapo janë futur në treg, pengesat andministrative, ndryshimin e kurrikulës së shkollës dhe zhvillimi simetrik i inovacionit”, tha Ulndreaj.
Ai më tej tha se politikat e propozuara ishin progresive dhe shumë të vështira për tu implementuar.
“Sapo mbusha 18 vjeç u ktheva në Shqipëri dhe u angazhova me studimet. Ai tregoi se vazhdon studimet për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa theksoi se rinia shqiptare perceptohet sikur është e painteresuar ndaj zvillimeve në vend. Është e vështirë të shohësh të rinjtë të largohen, nesë nuk merren në konsideratë do të jetë një vetëvrasje për rininë”, tha më tej aktivisti./abcnews.al