Ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj përmes një letre të hapur i ka kërkuar pasardhësit të tij, kreut aktual të qeverisë Albin Kurti që të mos e heq tarifën 100% ndaj produkteve serbe.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të rikonsiderojë vendimin e tij.
Sipas Haradinajt, çështja e tarifës ndaj Serbisë është më e madhe se beteja mes forcave politike në Kosovë.
“Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare” i ka shkruar ndër të tjera Haradinaj Kurtit.
Deri më tash ende nuk ka ndonjë përgjigje nga zyra e kryeministrit Kurti.
Derisa kryetarja e parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani tha se zëvendësimi i tarifës me masën e reciprocitetit është në pajtueshmëri të plotë me partnerët e koalicionit qeverisës.
Ne si Kuvend nuk e marrim atë vendim atë e merr qeveria. Absolutisht ka pajtim të tillë, është pjesë e programit qeverisës me pajtim të partnerëve të koalicionit.
Ish kryeministri Ramush Haradinaj në kohën sa ishte në krye të ekzekutivit në nëntor të 2018 –ës i kishte vënë tarifë 100% produkteve serbe për cka edhe pala serbe kërkonte si kush për vazhdimn e dialogut Kosovë Serbi heqjen e kësaj tarife.
Ndërsa kryeministri Kurti ka thënë se këtë tarifë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë./abcnews.al