Komisioneri i Zgjerimit të BE Olivér Várhelyi është shprehur se Serbia pavarësisht çdo përpjekje dhe përparimi që ka bërë nuk mund të ecë në rrugën e integrimit drejt BE-së pa një marrëveshje me Kosovën.
Komisioneri Várhelyi ndër të tjera ka theksuar gjithashtu se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksën,nëse dëshiron që të rinisë bisedimet në rrugën e integrimit.
“Unë mendoj se ju vetë i jeni përgjigjur pyetjes tuaj. Për të gjithë rajonin, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë një çështje kryesore. Të gjithë po i shikojmë të dyja vendet, në mënyrë që ato të mund të vijnë në një zgjidhje paqësore afatgjatë, por kjo nuk mund të ndodhë vetë. Prishtina zyrtare duhet të heqë taksën, si hapi i parë për të rinisur bisedimet”, tha komisioneri Várhely .
Gjithahstu ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur, por se është i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme, andaj është shumë i kujdesshëm për këtë.
“Të dy vendet duhet të ulen së bashku dhe hapi i parë që duhet të ndërmarrë Kosova është heqja e taksës,” tha ai./abcnews.al