Në ndeshjen e zhvilluar mes Oxford United dhe Newcastle United ditën e martë, vëmendjen më të madhe e mori një tifoz i ekipit mik. Në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, Newcastle siguroi fitoren në minutën e 116 pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.
Në momentin që sulmuesi Saint-Maximin shkoi për të festuar me tifozët, njëri prej tyre nuk e përmbajti veten dhe nxori organin gjenital. Veprimi i tij nuk i shpëtoi kamerave dhe videoja më pas u bë virale në rrjetet sociale.
Tifozi i identifikuar si Mike Pendrige nuk mund të shpëtonte pa u dënuar pas atij gjesti. Federata Angleze e Futbollit vendosi që ai të dënohet përjetë nga të gjitha stadiumet dhe fushat sportive në Angli. Veprimi i tij i nxituar në “Kassam Stadium” ishte fatal për të dhe tashmë ai nuk mund të futet më në stadiume. /abcnews.al
Newcastle fan Mike Pendridge has received a life ban from all English football grounds for waggling his penis during FA Cup replay at the Kassam Stadium ? pic.twitter.com/fdttVgKoTJ
— PurelyFootball UK (@PurelyFootball) February 6, 2020