Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira në pjesën e parë të ditës me reshje të pakta dëbore në zonat malore. Nga mesdita do të kemi një përmirësim gradual në këto zona. Për këtë 10 ditësh të parë të shkurtit, dita e enjte dhe e premte janë cilësuar si ditët më të ftohta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të jenë të ulëta ku do të luhaten nga vlerat -9°C në 8°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 6 ballë.