Hong Kongu ka vendosur një karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë vizitorët nga Kina kontinentale, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Autotizimi hyn në fuqi të Shtunën, por zyrtarët nuk pranuan të mbyllin plotësisht kufirin, siç kërkohet nga stafi mjekësor që janë futur në grevë.
Hong Kongu, i cili ka 21 raste të konfirmuara dhe një viktimë, pësoi 300 vdekje në shpërthimin e Sars në 2002-2003.
Sakaq, janë 24.300 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 490 vdekje.
Virusi është përhapur jashtë shtetit, me 25 kombe që konfirmojnë gjithsej 191 raste, megjithëse deri më tani ka pasur vetëm një vdekje, në Filipine.
Ndërkohë, pak ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencen globale./abcnews.al