Federico Chiesa është ylli i Fiorentinës dhe shumë klube të mëdha janë gati për të paguar për të. Klubi nga Firence ka rezistuar deri tani, por në verë 22-vjeçari pritet të kalojë në një ekip tjetër.
Presidenti i klubit italian, Rocco Commisso ka folur qartë për Corriere dello Sport rreth së ardhmes së lojtarit të kombëtares italiane, të cilit i përfundon kontrata në verën e vitit 2022.
“Nëse në fund të sezonit do të jetë i interesuar për t’u larguar nga Fiorentina, ne do t’ia plotësojmë dëshirën. Por, gjithmonë nëse oferta financiare do të jetë e duhura“, thekson Rocco Commisso. /abcnews.al