Disiplina me dorë të hekurt: Goxhaj e Kapllanaj pezullohen, Tirana ia hedh me gjobë

schedule18:36 - 5 Shkurt, 2020

schedule 18:36 - 5 Shkurt, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka marrë vendime mbi shkeljet e bëra gjatë fundjavës në Superiore. Klubi i Tiranës është gjobitur, ashtu sikurse edhe Bylisi. Ballshiotët kanë marrë edhe dënime të tjera, teksa është pezulluar presidenti Besnik Kapllanaj dhe mbrojtësi Jurgen Goxha.

-KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

-KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

LEXO MË SHUMË: Disiplina kyç stadiumin e Devollit, pezullohet edhe portieri Mali

-KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

-Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

-Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!