Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, është një nga futbollistët më të fuqishëm në botë dhe fotot e tij të fizikut, janë bërë disa herë virale. Spanjolli po bën një sezon të shkëlqyer për Wolves dhe ka marrë elozhe edhe nga dy trajnerët më të mirë në botë, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
23 vjeçari është komplimentuar shpeshherë dhe nga shokët e tij të skuadrës, të cilët e kanë “makth” në stërvitje. ‘Viktima’ e radhës, ka qenë kapiteni Connor Coady, i cili ka tentuar të shtrijë në tokë Traoren.
Edhe mbrojtësi Coady është një futbollist shumë i fuqishëm, por në fund, ishte Adama ai që doli më sipër, duke treguar të gjithë forcën e tij. Pjesa tjetër e skuadrës, normalisht ruajti distancën…/abcnews.al
There was only ever going to be one winner here ?pic.twitter.com/AFz9qT0gCV
— Goal (@goal) February 5, 2020

