Brescia, në fund të muajit nëntor vendosi të shkarkonte trajnerin Fabio Grosso. “Dallëndyshet” u mposhtën në shtëpi nga Atalanta me rezultatin 0-3 dhe drejtuesit e klubit italian vendosën të bëjnë një ndryshim në pankinë.
Eugonio Corini ishte ai që e pasoi dhe e nisi mbarë, duke fituar dy ndeshjet e radhës me SPAL dhe Lecce, ndërkohë që më pas Brescia humbi pesë ndeshje dhe barazoi dy herë, duke bërë drejtuesit që të vendosin për një tjetër ndryshim.
Humbja e fundit ndaj Bologna nuk është toleruar dhe ka ardhur zyrtarizimi i largimit të Corini: “Brescia Calcio komunikon se ka liruar nga detyra e trajnerit të parë Eugonio Corini. Klubi falënderon zotin Corini dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin dhe impenjimin e treguar”. /abcnews.al