Metodologjia e re e e zgjerimit të BE: Më shumë përfitime për vendet e Ballkanit

schedule09:25 - 5 Shkurt, 2020

schedule 09:25 - 5 Shkurt, 2020

Në një lidhje nga Brukseli me “ABC e mëngjesit” gazetarja Erisa Zyka ka folur për disa detaje të reja për metodologjinë e re të zgjerimit të BE. Ajo theksoi se me metodologjinë e re do të ketë një përfshirje të kushtëzimit financiar dhe politik.

“Bëhet fjalë për nje proces dinamik i cili ka më shumë përfitime për vendet e ballkanit. Me metodologjinë e re kemi një përfshirje të kushtëzimit financiar dhe politik. Franca ka nënvizuar kriterin e kthyeshmërisë së procesit. Flitet për çështje kontrete të lirisë së shtypit, krimit të organizuar dhe korrupsionit çështje të cilat kanë të bëjnë me rigorozitetin. Do të jetë një proces më gradual sepse ka një përfshirje më të madhe të shteteve anëtare, pra KE duhet të sinkronizojë vlerësimin e tij me shtetet anëtare të BE”, raportoi gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!