Tiziano Ferro përlotet pas performancës që emocionoi publikun

schedule10:00 - 5 Shkurt, 2020

schedule 10:00 - 5 Shkurt, 2020

Tiziano Ferro, ishte një prej këngëtarëve të ftuar në natën e parë të festivalit të Sanremo 2020. Këngëtari, performoi këngën e famshme të Mia Martini-it, “Almeno tu nell’universo”.

Emocionet e Ferro-s ndiheshin në zërin, lotët dhe më tej në duartrokitjet e sallës së mbushur plot.

“Shkatërrova gjithçka!”- i drejtohet ai moderatorit Amadeus pas një stonimi të vogël si pasojë e emocioneve.

“Për një këngëtar, ky është operacion me zemër të hapur. Eshtë hera e parë që një burrë këndon këtë këngë. Bruno Lauzi thoshte se kjo këngë nuk mund të këndohet nga një zë mashkullor. Por unë doja ta bëja dhe e bëra.”- vazhdon Ferro.

Performanca e fuqishme e këngëtarit duket se emocionoi jo vetëm sallën, por dhe publikun që e ndoqi nga ekrani i televizorit.

“E gjithë Italia po qan me ty. Zot, sa të duam!” – shkruan dikush në Twitter.

“Almeno tu nell’universo” erdhi për herë të parë e kënduar nga një burrë për një burrë./abcnews.al