Haradinaj thirrje Kurtit: Mos hiq taksën ndaj Serbisë!

schedule22:39 - 4 Shkurt, 2020

schedule 22:39 - 4 Shkurt, 2020

Në intervistën e fundit si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë Kurti të mos e heqin tarifën ndaj Serbisë.

Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” të dhënë në SHBA, Haradinaj thekson se edhe nëse Trump- Grenell ndërmjetësojnë dhe ja arrijnë të finalizojnë një marrëveshje brenda këtij viti, Serbia do të nxjerrë diçka tjetër për të kërkuar.

E para, nuk është ndërprerë dialogu për shkak të tarifës, ose taksave ndaj Serbisë. Serbia ka mbajtur një qasje të dyfishtë dhe është ulur në tavolinë me idenë që të na joshë deri në ndarjen e Kosovës. Ndërsa në të njëjtën kohë, ka vazhduar intensivisht ta dobësojë Kosovën në planin ndërkombëtar, pra ta sulmojë. Njëkohësisht edhe të na rrezikojë në planin e brendshëm. Tarifa ka qenë si masë mbrojtëse ndaj veprimeve agresive të Serbisë që kanë rrezikuar deri edhe tërësinë territoriale, sovranitetin e Kosovës. Për fat të mirë, Kosova është shumë më e fortë sot. Ka ushtrinë e vet. Ka sistemin e sigurisë të konsoliduar dhe ka rend dhe ligj në të gjithë vendin. Është gabim ofertimi i zotit Kurti dhe i zonjës Osmani për të hequr taksën, për shkak se Serbia është grykëse. Nuk do të ngihet me këtë. Pra kur heqim atë taksë, nuk është se Serbia ka për ta kthyer me një gjest të mirë. Do të vazhdojë të kërkojë. Dhe kur të vijmë tek momenti kulmor që shpresojnë shumë edhe Presidenti Trump edhe ambasadori Grenell se do të na ndihmojë që gjatë këtij viti të kemi një marrëveshje për njohje reciproke obligative ligjore Kosovë-Serbi, Serbia do të kërkojë diçka tjetër. I kisha lutur mos ta bëjnë këtë gabim. Mos ta heqin taksën, por ta ndërlidhin taksën me njohjen, jo me reciprocitetin. Është gabim logjika e tyre e reciprocitetit”, ka thënë ai.

Por Haradinaj nuk pret shumë nga qeveria e re. “Është lajm i mirë që kemi qeverinë e re për shkak se ka shumë aspekte buxhetore dhe aspektet tjera me rëndësi e veçanërisht për liberalizimin e vizave, pra në mars jemi në agjendë. Gjermania dhe Kroacia kanë bërë shumë punë të mirë, shpresoj që do të jemi në agjendë për liberalizim”, theksoi Haradinaj, teksa shton se qytetarët do të zhgënjehen.

Unë e di që koncepti qeverisës i z.Kurti është mashtrim. Fatkeqësisht kanë me u zhgënjy qytetarët shumë me ketë qeveri, me kryeministrin Kurti sepse është koncept mashtrues”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!