Drogë e prostitucion, “Mjalti i Bardhë” shkatërron bandën italio-shqiptare, pranga 11 personave

schedule15:38 - 4 Shkurt, 2020

schedule 15:38 - 4 Shkurt, 2020

Policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande shqiptaro-italiane, ku drejtuesi i së cilës ishte një shqiptar 41-vjeçar dhe në pranga kanë rënë 11 persona dhe ka sekuestruar 1.5 kg kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shkatërrimi i kësaj bande të trafikut të drogës është shkatërruar në kuadër të operacionit “Mjalti i Bardhë”.

Operacioni është koduar “Mjalti i Bardhë”, pasi e bardha është ngjyra e kokainës dhe mjalti është ai që prodhohet nga bletët.Sipas mediave të vendit fqinj banda e trafikimit të drogës kishte marrë një shtëpi në zonën e Kinquale, e izoluar aq sa të ishte e qetë por e arritshme pa shumë vështirësi.

Në këtë shtëpi dy vajza prostituonin veten e tyre, por nga ana tjetër dyshohet edhe të kishin lidhje dashurore me anëtarët e grupit.

Ndërkohë një 41 vjeçar shqiptar identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur është cilësuar si koka e grupit pasi është përgjuar në një moment kur me ndihmën e interpretuesve, organizon mënyrën për të marrë drogën.

Dyshimet janë se droga vinte nga Evropa veriore, dhe grupi e merrte atë dhe më pas e shpërndante në treg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!