Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në të tre kriteret, ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça.
Në këtë proces gjyqtarja Muça iu nënshtrua procesit të rivlerësimi si anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme.
Trupa që hetoi Muçën, deri së fundi anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici.
Muça, e cila ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 2001 në Gjykatën e Korçës, ku ka punuar deri në vitin 2015. Më pas ajo u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda./abcnews.al