“Super brain”, Kryemadhi: Të bashkohemi të gjithe që të ngremë në këmbë Shqipërinë

schedule10:28 - 4 Shkurt, 2020

schedule 10:28 - 4 Shkurt, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Kryemadhi foli nga SHBA për iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi dhe sesi Shqipëria duhet të përgatitet që kthimi i tyre të jetë mundësi për të rritur ekonominë shqiptare dhe kjo t’iu kthejë besimin familjeve të reja shqiptare që kanë më shumë mundësi në Shqipëri se në mërgim.

“Kjo duket utopi por ulja e taksave, paga të mirëpaguara subvencione që profesionin e bujqësisë që është shumë i vështirë por i domosdoshëm për jetë të shëndetshme për fëmijët shqiptare. Garantimin e arsimit dhe shëndetësisë cilësore. Kjo është detyra jone si politikë dhe ne duhet të ecim shpejt sepse Shqipëria po zbrazet dhe po plaket me ritme shumë të shpejta. Shumë prej shqiptarëve punojnë dhe drejtojnë kompani të mëdha zyra legale, banka dhe janë dinjitozë në profesionet e tyre. Ndoshta sot Shqipëria nuk iu ofron mundësi por ne duhet të punojmë që t’iu krijojmë mundësine që të vijnë dhe idete e tyre dhe projektet e tyre t’i zhvilojnë në Shqipëri.

“Super brain” mund ta quajme apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithe që të ngrejmë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.

Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri,sepse në fund të fundit Shqipëria nese e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”. Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”, tha ajo.

Kryemadhi zhvilloi gjithashtu dhe një vizitë në Qendrën Amerikane në Nju Xhersi ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!