Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjet me eliminim direkt në Champions League. Bardhezinjtë do të përballen me Lyon në raundin e 1/8. Dueli i parë luhet në Francë me datë 26 shkurt, ndërsa ai i kthimit në Torino me 17 mars.
Maurizio Sarri ka përfshirë Giorgio Chiellinin dhe ka lënë jashtë Merih Demiral në listën e 22 lojtarëve që është dorëzuar në UEFA. Mbrojtësi turk është paraqitur mirë sa herë ka zbritur në fushë, por tani do i ndjekë si tifoz përballjet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Lista e plotë: Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon. Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani. Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi. Sulmues: Cristiano Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Higuain. /abcnews.al