Fitorja e javës së kaluar kundër kampionëve të Juventusit i ka bërë shumë mirë Napolit. Djemtë e Gattusos (Hysaj e ka nisur sërish si titullar) po përballen me Sampdorian në transfertë dhe kanë gjetur shumë shpejt golin e avantazhit.
Një krosim i Zielinskit në minutën e tretë nga krahu i majtë u shfrytëzua nga patrioti i tij, Arkadiusz Milik, i cili goditi bukur me kokë dhe kaloi ekipin në avantazh. Goli i tetë në kampionat për bomberin polak, ndërsa Napoli ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores së dytë radhazi në Serie A. /abcnews.al