Revolucioni i verës, Milani shumë afër akordit me mjeshtrin gjerman

schedule19:19 - 3 Shkurt, 2020

schedule 19:19 - 3 Shkurt, 2020

Milani mund të jetë klubi i parë italian që kopjon version anglez të trajneri-menaxher. Në ishull trajneri bën edhe merkaton e klubit, teksa kuqezinjtë po tentojnë të njëjtën gjë për në verë.

Bild raporton se klubi i famshëm intrigohet nga Ralf Rangnick, ish-trajneri i Leipzig. Gjermani cilësohet si një mjeshtër dhe pritet të mbajë postin e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Stefano Pioli ka për detyrë rikthimin e kuqezinjve në Champions, por as arritja e këtij objektivi mund të mos mjaftojë. E përditshmja gjermane thekson se marrëveshja me Rangnick është shumë afër dhe e ardhmja e Milanit do të jetë në duart e 61-vjeçarit gjerman. /abcnews.al

 

Ralf Rangnick