Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në Kosovë.
Teksa e cilëoson si një lajm të mirë, Haradinaj shprehet se aktualisht ndodhet në SHBA dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë Behgjet Pacolli.
Po ashtu Haradinaj shpreh besimin që Qeveria e re, duhet t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët.
Mesazhi i plotë i Haradinajt:
Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.
Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.
Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.
Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.
RH