Thaçi uron qeverinë e re: I ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve

schedule18:44 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:44 - 3 Shkurt, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reagaur pas votimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin në Kuvend.

Thaçi shprehet se i fton të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve.

Reagimi i Hashim Thaçit:

E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!