Reagon Ambasadori amerikan në Kosovë për formimin e qeverisë së re

schedule18:31 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:31 - 3 Shkurt, 2020

Pas votimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Kosnett ka uruar për formimin e Qeverisë së re, teksa ka thënë  se mezi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!